Kriza e buxhetit e ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masa drastike për
të vënë nën kontroll financat e vendit. Top Channel zbardh një vendim të
fundit të Këshillit të Ministrave, i miratuar në datën 2 korrik, i cili
imponon kufizime drastike te shpenzimeve buxhetore.
Vendimi, me titull për disiplinimin e fondeve buxhetore, përcakton se pas datës 1 gusht do të ndalohen të gjitha prokurimet dhe investimet publike që deri në këtë datë nuk janë prokuruar, ose më saktë për të cilat nuk është lidhur kontrata. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm disa shpenzime emergjente, për ushqime apo ilace dhe për disa raste të tjera në të cilat jepet aprovimi i Ministrit të Financave.
Por prokurimet nuk janë zëri i vetëm që bllokohen.Vendimi i qeverisë me 5 pika, ndalon marrjen e punonjësve të rinj në administratë deri në ristrukturimin e institucioneve. Po kështu ndalohet edhe përdorimi i fondit të vecantë, i cili deri më parë përballonte shpërblimet e administratës. Madje edhe ata të cilët kanë përfituar ndonjë shpërblim nga ky fond do e kthejnë atë sërish në buxhet. Vendimi ndalon pagesën e orëve shtesë për administratën dhe nuk lejon asnjë pagesë për ditët e pushimit vjetor të pakryer vitin e kaluar.
Masat drastike të shkurtimeve kanë arritur deri aty sat ë prekin edhe trajnimin e punonjësve të administratës jashtë vendit. Sipas vendimit trajnimet e miratuara jashte vendit që ishin parashikuar të mbuloheshin me fondet buxhetit të këtij viti bllokohen menjëherë. Madje edhe shpenzimet për udhetim e dieta jashte vendit do të ndalohen, përvec udhetimeve te rendesise se veçante dhe vetem per nje numer te kufizuar punonjesish. Këto shkurtime drastike përvecse të detyruar janë dhe një sinjal që tregon se financat e vendit po kalojnë një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit.
Top Channel