Pack: Kosova do të bëhet anëtare e BE
08/07/2011 13:50
Eurodeputetja Doris Pack ka deklaruar se autoritetet serbe duhet ta kenë
të qartë se Kosova një ditë do të bëhet anëtare me të drejta të plota e
BE-së.
“Asnjë përpjekje që kjo perspektivë të pengohet nuk do të lejohet. Madje, për këtë arsye kjo cështje duhet diskutuar para hyrjes së Serbisë në BE”, ka pohuar Pack.
Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Pack ka nënvizuar se në fund të vitit Serbia mund të marrë statusin e kandidatit, por jo datën për nisjen e bisedimeve.
Përsa i përket marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit, eurodeputetja ka vlerësuar se, “është mirë të shohësh se palët mund të arrijnë zgjidhje për cështjet teknike”.
Top Channel