OSBE: Presim zhvillim paqësor

08/07/2011 19:50

Ambasadori i OSBE-së u shpreh se shpreson që të ketë zhvillime paqësore për Tiranën dhe Shqipërinë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në kryeqytet.

Gjatë një vizite në Elbasan, ambasadori Wolfarth është pyetur për vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

“Së pari më lejoni të shpreh rëndësinë e vizitës sime në Elbasan. Kam bërë takime me kryebashkiakun, prekektin, prokurorin dhe kryetarin e gjykatës dhe mendoj se kjo ishte shumë e rëndësishme që të shikoja punën e tyre që bazohet në shtetin e së drejtës, gjithashtu të shikoj mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen. Sepse shtetit i së drejtës dhe zbatimi i tij është pjesë e rëndësishme e mandatit të OSBE. Përsa i përket vendimin që është marrë në Tiranë, unë kam qenë rrugës për në Elbasan kur është dhënë vendimi dhe duhet ta shikoj pak më mirë, por mendoj që është i rëndësishëm përsa i përket vendosjes së një hapi tjetër qartësie për administrimin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e Tiranës. Mendoj që shteti i së drejtës dhe respektimi ligjit është i rëndësishëm, nuk kam një koment për vendimin dhe shpresa ime është që të ketë një administrim të mirë të vendit. Mendoj që i gjithë vendi duke nisur nga komunat dhe bashkitë ka nevojë për administrim sa më të mirë dhe pjesëmarrje sa më të mirë në rrugën e integrimit në BE. Pres që të ketë zhvillim paqësor në Tiranë dhe gjithë vendin, mendoj se duhet të respektohet ligji”, është shprehur Wollfarth.

Ambasadori OSBE ishte në qytetin e Elbasanit ku është takuar me drejtuesit lokalë të bashkisë kryebashkiakun e rizgjedhur Qazim Sejdini.

Me drejtuesit e prefekturës, gjykatës dhe prokurorisë, ambasadori u njoh me punën dhe problematikën që këto institucione lokale po kalojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA