Rrethojat e betonuara të ndërtesës së UNMIK-ut në Mitrovicë mbetën të paprekshme nga ekskavatorët e kësaj komune. Paralajmërimet e autoriteteve lokale për rrënimin e këtij muri pa leje u anuluan.

Sipas kryetarit të komunës, Avni Kastrati dhe zyrtarëve të UNMIK-ut, është arritur një marrëveshje ndërmjet tyre dhe pas dhjetë ditësh misioni i OKB-së do ta tërheqë më në brendësi rrethojën, por nuk do ta heqin.

“Jemi të kënaqur që u morëm vesh, që lëvizja e këtyre rrënojave të bëhet brenda dite”, ka deklaruar Avni Kastrati, kryetar i Komunës së Mitrovicës.

“Prej më shumë se një vit UNMIK-u është duke kërkuar një objekt të ri që do të plotësojë kushtet që kërkohen nga OKB-ja, sepse shumë njerëz janë të prirur të sulmojnë stafin e OKB-së nëpër botë. Ndërsa UNMIK-u nga kjo ndërtesë do të largohet në tetor, pikërisht në ditën e OKB-së. Me këtë rast, ne sigurojmë kryetarin e komunës se projekti për rindërtimin e sheshit kryesor të Mitrovicës që është financuar nga Komisioni Evropian do të realizohet dhe UNMIK-u nuk do të pengojë”, ka deklaruar Robert Sorenson, ushtrues i detyrës i shefit të UNMIK-ut.

Por, për disa banorë të veriut të Mitrovicës ky mur duhet rrënuar. Dikujt, rrethimi në këtë mënyrë nuk i rikujton gjë tjetër përveç, Auzhvicit. Sipas shumë qytetarëve, imazhi i këtij muri ngjallë më shumë frikë se sa siguri.

Që nga vendosja e misionit të OKB-së në Kosovë, pothuajse të gjitha ndërtesat ku punon stafi i organizatës kanë të njëjtën pamje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA