Korcë, burg pa afat dhunuesit të 12-vjecarit

08/07/2011 10:45

Gjykata e Korcës ka dhënë sot masën e sigurisë “burg pa afat” për 16-vjecarin Romario Mulla, i akuzuar për dhunimin e një 12-vjecari.

Sipas informacioneve të fundit, seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që mësohet se 16-vjecar i ka mohuar akuzat.

Gjykata e qarkut Korcë ka vendosur gjithashtu në këtë seancë që nesër të japë masën e sigurisë ndaj të akuzuarit të dytë, 19-vjecarit Eduard Bufi.

Dhunimi i 12-vjecarit ka ndodhur pak kohë më parë dhe i ka shkaktuar atij një tronditje të fortë psikologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA