Me një deklaratë të papritur Ministria  e Jashtme greke ka njoftuar se shefja e diplomacisë amerikane, Hillari Klinton do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në kryeqytetin grek Athinë në datat 17 dhe 18 korrik.

Zonja Klinton do të vijë në Greqi pas një vizite treditore në Turqi në datën 15 korrik ku do të marrë pjesë në konferencën e Grupit të Kontaktit për Libinë që do të zhvillohet në Stamboll.
 
Sic bëjnë të ditur mediat greke kryediplomatja amerikane është ftuar për vizitë në Greqi pas një bisede telefonike që ka pasur me Ministrin e Jashtëm grek, Stavros Lambrinidhis.
 
Në këtë vizitë pritet që në tryezën e bisedimeve të diskutohen midis palës greke dhe amerikane të gjitha cështjet që kanë interes të përbashkët, por ende ministria greke nuk ka publikuar axhendën e bisedimeve . Gjithashtu nuk dihet nëse ajo do të vizitojë ndonjë nga ishujt piktoreskë të Greqisë.
 
Është vizita e parë e Hillari Klinton në Greqi. Në shkurtin e kaluar ajo është detyruar të anuloje vizitën e saj të programuar për në kryeqytetin grek për shkak të krizës në Egjipt, pak para se Hosni Mubarak të jepte dorëheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA