KE: Presim arsyetimin e vendimit

08/07/2011 15:05

Komisioni Europian pret argumentimin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor përpara
se të shprehet mbi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale të 8
Majit.

“Ne kemi ndjekur zhvillimet në Shqipëri, që prej zgjedhjeve lokale të 8 majit, me shqetësim të madh, dhe vëmendje. Ne mbajtëm shënim vendimin e Kolegjit Zgjedhor në Shqipëri dhe ne po presim të shohim një arsyetim dhe justifikim më të thellë pasi për momentin kemi parë vetëm vendimin. Vetëm atëherë do të bëjmë të qartë pikëpamjen tonë.Ju e dini shumë mirë se çfarë pritet nga Shqipëria. Ne duam të shohim një dialog të pjekur politik, ne duam të shohim përparime në reforma, por për këtë rast të veçantë, përpara se në të bëjmë të qartë qëndrimin tonë, na duhet të shohim të gjitha detajet”, tha zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Koçijançiç.

Permbushja e standarteve ne keto zgjedhje perben nje nga 12 kriteret e vendosura nga Komisioni Europian per Shqiperine, niveli i plotesimit te te cilave do te vleresohet ne raport-progresin e tetorit.

PERGATITI:  Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA