Ja sekreti i martesës së Paltrow

08/07/2011 13:50

Konsiderohen si një prej cifteve më të forta në sistemin e VIP-ave, e
megjithatë Gwyneth Paltrow, 38 vjec thotë se martesa e saj me këngëtarin
anglez Chris Martin, 34, nuk është perfekte.

“Chris dhe unë kemi uljet dhe ngritjet tona.Kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe duhet ta bëjmë që martesa jonë të funksionojë”, tha për revistën angleze Easy Living.Aktorja amerikane është martuar me liderin e Coldplay në vitin 2003. Cifti ka dy fëmijë, Apple shtatë vjec dhe Moses, pesë. Sipas Paltrow, për të bërë një martesë të funksionojë duhet që burri dhe gruaja të jenë sa më të sinqertë dhe të komunikojnë sa më shumë.

“Jam shumë e lumtur të mbështes gjithcka bën Chris dhe e njëjta gjë vlen edhe për të”, tha aktorja e cmimit “Oscar”, e cila shton se është një bashkëshorte tradicionale, e cila kujdeset për shtëpinë dhe mbron familjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA