Inspektimi, ministra me rroga “qejfi”

08/07/2011 08:20

Prej kohësh diskutohet zbatimi i një disipline të fortë nga ana e administratës publike sa u takon shpenzimeve buxhetore.

Për të mësuar më konkretisht lidhur me efektet financiare që shkaktohen nga mosrespektimi i rregullave të punës dhe pozicioneve të administratës, Ministria e Financave ngriti një grup pune, i cili ushtroi kontrolle në institucionet kryesore, nga ku u zbuluan një sërë shkeljesh tepër të rënda.

Kontrollet vijojnë ende, por gazeta “Shqip” zbulon detaje interesante që bëjnë të kuptosh mekanizmin sesi abuzohet me paratë e taksapaguesve.

Me firmën e vartësit shumë punonjës kanë përfituar padrejtësisht shpërblim apo dieta në vlera të konsiderueshme.

Inspektorët e grupit të punës nga Ministria e Financave dhe DAP-i (Departamenti i Administratës Publike) kanë zbuluar gjithashtu se disa ministra të rëndësishëm të kabinetit “Berisha” kanë guxuar të përfitojnë padrejtësisht shpërblime apo të kërkojnë para ekstra për punët jashtë orarit.

Pra, një ministër që kërkon pagesë shtesë për punët jashtë orarit, sepse ka qëndruar në zyrë më tepër se orari zyrtar!

Tre ministra janë “kapur” me fakte, duke përfituar nga orari i tejzgjatur në punë, kurse një tjetër, meqë nuk kishte bërë “lejen e zakonshme” në verën e vitit të kaluar kishte kërkuar dhe pastaj përfituar shtesën 15-ditore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA