Clooney e Bullock, të lidhur?

08/07/2011 13:45

George Clooney e Sandra Bullock janë lidhur me njëri-tjetrin? Aktori
50-vjecar dhe kolegia e tij kanë kaluar shumë kohë bashkë gjatë
xhirimeve të “Gravity”, filmit fantastiko-shkencor. Aktorët kanë kaluar
disa mbrëmje bashkë, duke qëndruar gjatë në hollin e hotelit.

George e Sandra kanë deklaruar për shtypin vlerësimin që kanë për njëri-tjetrin dhe miqësinë që kanë prej vitesh. Një ndjenjë që përvec aspekteve profesionale duket se prek edhe atë personale.

Sipas burimeve, disa kohë më parë cifti ishte pranë lidhjes zyrtare, por pikërisht në atë moment George u njoh me Elisabetta Canalis. “Ata ndihen shumë pranë dhe kanë patur një komunikim të vazhdueshëm edhe gjatë kohës që kanë qenë të lidhur me persona të tjerë”, tha burimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA