Tre partitë e opozitës në Kosovë, LDK, Vetëvendosje dhe AAK kanë kërkuar
një seancë të jashtëzakonshme lidhur me bisedimet që po zhvillohen me
Serbinë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave tre subjektet në fjalë kanë arritur të mbledhin 40 firmat e nevojshme për seancën.

Sipas burimeve, përmes interpelancës, LDK, VV dhe AAK kërkojnë transparencë mbi marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë.

Në bazë të rregullores së Kuvendit kosovar, seanca e jashtëzakonshme thirret brenda pesë ditëve nga parashtrimi i kërkesës.

Ditën e djeshme, eksponentë të lëvizjes Vetëvendosje akuzuan ashpër kryeministrin Thaci se me marrëveshjet e nënshkruara po ia jep Kosovën Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA