Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kritikuar qeverinë pasi sipas tij, ka bërë lëshime që nuk duhet t’i bënte në marrëveshjet me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga disa elementë të shtetësisë në momentin që ka marrë zotimin për të respektuar konkluzionet që kanë dalë nga tre marrëveshjet me palën serbe”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, pala kosovare nuk duhet të pranonte që qytetarët e Kosovës të lëvizin në Serbi pa pasaportat me stemën e Republikës së Kosovës, si dhe që kufiri mes dy shteteve të quhet kufi administrativ.

Deklaratat e tij, Krasniqi, i cili jo pak herë është treguar kritik ndaj qeverisë Thaci, i ka bërë në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”.

Top Channel