Lulzim Basha ka dalë në konferencën e parë për shtyp pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi atë të KQZ-së që e shpallte kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës.
Ai ka theksuar se ka korrur një fitore të ligjshme dhe të merituar.
Basha deklaroi se siç ndodhi edhe në fushatë, zëri i qytetarëve do të dëgjohet edhe në bashki.
“Gëzimi i ligjshëm që na ka pushtuar të gjithëve është një gëzim i hapur dhe i merituar. Është një gëzim i ligjshëm sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, të ndershme që është shprehje e drejtpërdrejt e vullnetit të qytetarëve të Tiranës që besuan në shumicë në programin tonë. Besuan në projektin tonë për Tiranën evropiane dhe mbi të gjitha në seriozitetin tonë për ta vënë në jetë këtë sipërmarrje të madhe që Tirana jonë ka kohë që e pret. Gëzimi ynë ka qenë një bashkudhëtar i fushatës, një gëzim i brendshëm se i kishim hyrë një beteje të sinqertë për të mirën e qytetit. Tirana na bëri për ta nxjerrë nga udhëkryqi që një politikë konfliktuale e kishte futur prej kohësh”, deklaroi Basha.
“Gjatë kësaj fushate kam dëgjuar me pasion dëshirat tuaja dhe si kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës do ta fillojë me pasion punën dhe do të vazhdoj t’u dëgjoj. Qytetarët kanë pasur pushtet si asnjëherë gjatë kësaj fushate dhe do ta vëshdojnë të kenë edhe në Bashkinë e Tiranës. Tiranasit na besuan ndryshimin evropian që ky qytet ka më shumë se kurrë. Dua të falenderojë edhe njëherë kreun e PD-së, Sali Berisha, të gjithë drejtuesit e PD-së, deputetët dhe çdo anëtar… Dua të falendëroj drejtësinë shqiptare që u dha qytetarëve një drejtësi të drejtë”, theksoi Basha.
Top Channel