Aleanca: Të zbardhet votimi i Kuvendit

08/07/2011 10:00

Aleanca Kuqezi, në kuadër të nismës së saj kundër regjistrimit mbi baza fetare dhe etnike, ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të zbardhë votimin e djeshëm të ligjit.

Aleanca ka kërkuar listprezencën e Kuvendit, si dhe respektimin e parimit një deputet një votë.

“Të publikohet numri dhe emrat e deputetëve të pranishëm në sallë. Të publikohet lista e votuesve në votimin final, që ishte fatal për Shqipërinë”, ka deklaruar Aleanca.

Kuvendi i Shqipërisë votoi dje me 71 vota pro dhe 2 abstenim ligjin për regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare dhe etnike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA