Kriza ekonomike në Greqi ka efekt sekondar në problemin bilateral mes Athinës dhe Shkupit rreth emrit kushtetues të Maqedonisë.

Analistët në Shkup vlerësojnë se për momentin, lidershipi grek ka një prioritet të vetëm dhe ai është: Si të dilet nga kriza ekonomike.

Megjithatë analistët shprehen të bindur se edhe përkundër krizës, Athina do të reflektojë, nëse Shkupi ndërmerr ndonjë iniciativë serioze për të nxitur gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit.

“E gjithë çështja është se sa është e gatshme Maqedonia të zgjidh çështjen e emrit. Nëse do të kemi një situatë të tillë do të ketë reagim nga pala greke edhe pse është evidente se tashmë qeveria greke ka prioritete të tjera”, është shprehur analisti Nazim Rashidi.

Ish ministri i Jashtëm maqedonas, Lubomir Frckovski, thotë se problemi problemi kryesorë për zvarritjen e kësaj çështje qëndron tek para maqedonase, të cilës, sipas tij, i mungon vullneti për negociata me palën greke.

“Tek ne moszgjidhja e problemit të emrit është më tepër mungesë e vullnetit për të hyrë në bisedime dhe për të realizuar interesat e tona kombëtare. Ky është problemi kryesor. Kriza greke mund të komplikojë situatën vetëm nëse Papandreu bie nga pushteti dhe ne e humbim atë që ndërkombëtarët e quajnë ‘momentum Papandreu’ si variant më pozitiv në bisedimet për emrin”, theksoi analisti Lubomir Frckovski.

Shkupi dhe Athina janë në mosmarrëveshje që kur shteti maqedonas shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia, në vitin 1991.

Greqia ka bllokuar Maqedoninë për t’iu bashkuar NATO-s derisa të ndryshojë emrin, i cili është i njëjtë me atë të një provincë veriore greke. Athina thotë se përdorimi i atij emri nënkuton pretendim ndaj territorit grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA