Takimi mes përfaqësuesve të veriut të Kosovës për heqjen e bllokadave
nga rrugët është ndërprerë për shkak të mungesës së kushteve.

Sipas RTK, që i referohet korrespondentit të saj në gjuhën serbe, takimi është ndërprerë për shkak të mungesës së serbëve të Zubin Potokut.

Sipas burimit, përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë rënë dakord për takime në ditët e ardhshme, ndërkohë që rrugët do të mbeten të bllokuara.

Më herët, vetë zyrtarët serbë dhe ata ndërkombëtarë në Kosovë ishin shprehur optimistë se serbët do të arrinin një marrëveshje që do të zhbllokonte rrugët.

Top Channel