Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në një takim kryeministrin Hashim Thaci, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, të cilat i referohen një komunikate për shtyp të presidencës kosovare.

Sipas burimit, gjatë takimit Thaci i ka dorëzuar Jahjagës konkluzionet e të dërguarit të BE-së, të arritura në bisedimet me Beogradin.

Ditën e djeshme, në një konferencë për shtyp, Thaci deklaroi se në bisedimet me palën serbe nuk janë arritur marrëveshje, por vetëm konkluzione.

Top Channel