Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore
Serbia kërkon hetime urgjente lidhur me pretendimet se në Kosovë ka pasur trafik të organeve të qënieve njerëzore gjatë luftës së viteve 1998-99.
Për këtë motiv, Serbia ka propozuar një rezolutë në konferencën vjetore të OSBE-së, e mbajtur në Beograd, për zhvillimin e hetimeve të pavarura dhe gjithëpërfshirëse nën patronazhin e OKB-së.
Pretendimet e Serbisë për trafikun e organeve, kryesisht të popullsisë serbe, u ngritën pas publikimit të raportit të senatorit zviceran Dick Marty.
Ndërkohë, mediat kosovare njoftuan dje se hetimet mbi trafikun e prezumuar të organeve do të drejtohen nga një prokuror evropian.
Top Channel