Në kuadër të angazhimeve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për
shtetin e pavarur të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së
Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli ka takuar në Paris, udhëheqësit
më të lartë shtetëror të Beninit dhe Togos.

Edhe gjatë këtyre takimeve, sipas Telegrafit, zëvendëskryeministri Pacolli ka prezantuar argumentet e nevojshme, për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, nga këto dy shtete të kontinentit afrikan.

Pacolli, i ka njoftuar edhe njëherë përfaqësuesit e lartë shtetëror të Beninit dhe Togos, me opinionin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Top Channel