Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre avokatëve, të cilët i akuzon për përfshirje në krim të organizuar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave avokatët në fjalë janë Kolë Puka, Zef Marleku dhe Lon Palushaj.

Sipas burimeve, Puka gjatë aktivitetit kriminal ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në gjykatën komunale të Klinës.

Burimet shtojnë më tej se hetimet lidhur me këtë rast i ka nisur një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale, i cili mund të formulojë edhe akuza të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA