Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith ka deklaruar se Grupi Mbikëqyrës Ndërkombëtar javën e ardhshme do të shqyrtojë opsionin e mbylljes së kësaj zyre në Kosovë.

Deklaratën e tij Feith e ka bërë gjatë një vizite në Pejë, ku ICO mbylli zyrën e saj. Në këtë takim, Feith ka vlerësuar punën e bërë nga stafi ndërkombëtar dhe ai vendor.

Një ndër arritjet më të madhe në këtë rajon, sipas Feith, ka qenë vendosja e komunikimit mes komuniteteve dhe institucioneve.

Top Channel