Janë liruar nga gjendja e arrestit katër personat e arrestuar dje nga policia e EULEX-it, lidhur me cështjen “Bllaca”.

Pas marrjes në pyetje, gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur lirimin e tyre përkundër paraqitjes në stacionin policor dhe shmangies së kontakteve me persona të caktuar.

Ndërkohë, mediat kosovare kanë arritur të identifikojnë personat në fjalë si Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari dhe Sadik Abazi.

Ata përmenden në cështjen e Nazim Bllacës, i vetëdeklaruar si ish-agjent i SHIK-ut, i përfshirë në vrasje, tentativë vrasjeje dhe shantazhe gjatë periudhës 1999-2000.

Top Channel