
Shpesh herë janë ngjarje të rënda, ato që mbushin kronikën e zezë të edicioneve tona informative ato që na bëjnë të ndalim një moment dhe të pyesim veten për arsyen e një agresiviteti kaq të madh në mesin tonë.
Njerëz në zona të ndryshme të Shqipërisë, gjejnë edhe arsyen më të vogël për të shkaktuar tragjedi të përmasave të mëdha.
Grindje për prona që shkaktojnë gjakderdhje masive. Krime monstruoze për motive fare qesharake. Duke i ndjekur nga ekrani i vogël, shpesh ndodh ta shohim me pesimizëm edhe vetë jetën tonë si qytetarë të këtij vendi dhe të bëjmë një pyetje të cilën kushdo që ka përpara vetes një situatë që i duket e denjë për ta zgjidhur me gjak, duhet t’ia bëjë vetes: A ia vlen?
Një kronikë e përgatitur nga “Pasdite në Top Channel” do të na njohë me më hollësi rreth një ngjarjeje të tillë dramatike në kufijtë e marrëzisë.
Në qytezën e vogël jugore të Delvinës, dy familje jetonin pranë njëra-tjetrës duke ndarë thuajse të njëjtin oborr.
Vetëm pak ditë më parë, oborri u shndërrua në arenën e një ngjarjeje tragjike me viktima e të plagosur.
Komshiu nuk ka ngurruar të hedhë dy granata në drejtim të shtëpisë së fqinjëve dhe pasojat ishin të tmerrshme.
Një vajzë 3 vjeçare humbi jetën mes personave që u prekën nga kjo çmenduri.
Për më shumë shiko kronikën e përgatitur nga stafi i “Pasdite në Top Channel”.
Top Channel