Agjentët e komisariateve policore në veri të Kosovës kanë zhvilluar sot një protestë para zyrave të tyre.

Sipas mediave kosovare, policët, kryesisht serbë, kanë shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit për largimin nga puna të katër komandantëve të tyre.

Bëhet fjalë për komandantët Bratislav Kragovic, i pikës kufitare të Jarinjës; Nenad Djuric, i stacionit policor në Leposavic; Radomir Radosavlevic, i stacionit në Zvecan; dhe Zoran Milkovic, në Zubin Potok.

Këta zyrtarë ishin pezulluar fillimisht me pagesë, por rreth dy muaj më vonë iu hoq edhe pagesa pasi refuzuan të respektonin zinxhirin komandues.

Top Channel