
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë të enjten në orën 10:00, padinë e Partisë Socialiste bërë më 2 korrik.
PS hoqi dorë nga padia e 30 qershorit dhe kërkon shqyrtimin e padisë së bërë pak ditë më parë.Kerkesa e përfaqësuesve te PD-së për t’i bashkuar dy paditë,sipas ekspertëve socialistë ishte një tentativë për ta futur gjykimin në shtigje tepër të rrezikshme.
Deputeti socialist Damian Gjiknuri sqaroi për mediat se cështja për bashkinë e Tiranës nuk ka përfunduar ende. “Ne presim që gjykata të marrë një vendim dhe besojmë se thelbi i kërkesës sonë për pavleshmëri të jetë edhe thelbi i gjykimit. Nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për pavleshmëri të zgjedhjeve. Pala tjetër ka frikë të përballet me realitetin e shifrave”, tha Gjiknuri.
Ndërkohë përfaqësuesi i PD-së, Oert Bylykbashki u shpreh se PS po bën taktikat e saj për ta shtyrë sa më shumë cështjen.”Qëndrimi ynë është që ky proces të përfundojë sa më parë sepse qytetarët e Tiranës presin fituesin”, u shpreh Bylykbashki.
Top Channel