Greqi, 35-vjecari shqiptar plagos të dashurën

06/07/2011 14:10

Policia e ishullit grek Hios eshte vene ne kerkim te nje 35-vjecari
shqiptar,i cili ka qelluar me thike te dashuren e tij duke e plagosur
rende.

Sipas te afermve te vajzes, 35-vjecari nuk ka pranuar faktin qe e dashura e tij i kishte kerkuar te ndaheshin dhe te mos e takonte me. Per disa dite me radhe e ka kerkuar, derisa e ka gjetur ne shtepine e nje shoku te tij. Aty pasi kane bere fjale ,vajza i ka komunikuar se tashme ka lidhje me nje burre tjeter.

Ne gjendje shoku shtetasi shqiptar, te dhenat e te cilit ende nuk jane publikuar,ka rrembyer nje thike nga kuzhina e shtepise dhe e ka qellur tre here ne gjoks dhe ne kurriz dhe eshte larguar ne drejtim te panjohur. 36-vjecarja greke eshte transportuar menjehere ne spital dhe kurrohet ne gjendje serioze per jeten.

Policia mban nen vezhgim shtepine e tij, te afermit dhe vendet ku ai kalonte kohen e lire,ndersa jane njoftuar edhe organet shqiptare,megjithese besohet se ai ende nuk eshte larguar nga ishulli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA