Sot në mëngjes policia ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar katër persona në lidhje me një rast vrasje.

Hetimet kanë të bëjnë me vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000, i konfirmoi Radio Kosovës zyra për informim e EULEKS-it.

Sipas saj, arrestimet u kryen në Prishtinë dhe në rrethinë dhe pa ndonjë incident. Pritet që sot më vonë të katër personat të paraqiten para një gjyqtari të procedurës paraprake.

Top Channel