Policia ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar të mërkurën 4 persona në lidhje me rastin “Bllaca”. (UPDATE)

Sipas zyrës për informin të misionit europian, personat janë arrestuar në Prishtinë, ndërsa hetimet që janë duke u zhvilluar kanë të bëjnë me pohime për vrasje të rëndë dhe tentativë vrasjeje, të kryera në vitin 1999 dhe 2000.

EULEX nuk ka publikuar identitetin e 4 personave të arrestuar, por mësohet nga burimet e afërta me këtë mision se arrestimi ka të bëjë me rastin “Bllaca”.

Hetimi drejtohet nga një prokuror nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërsa arrestimet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të EULEX-it.

Më herët, gjatë fundit të vitit 2009, Nazim Bllaca, i vetëdeklaruar si agjent i SHIK-ut, doli në qendër të Prishtinës dhe tha se ka kryer vrasje dhe ka marrë pjesë edhe në vepra tjera penale.

Procesi gjyqësor në lidhje me pohimet e bëra nga Bllaca është duke u mbajtur në Prishtinë.

Top Channel