Kosova ka mbështetjen e Britanisë së Madhe në procesin e integrimit në familjen evropiane.

Qëndrimi i Londrës zyrtare është paraqitur nga ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff, gjatë një takimi me ministren e Integrimit, Vlora Citaku.

Gjatë takimit Citaku ka njohur ambasadorin me hapat e fundit të qeverisë në procesin e integrimit, në vecanti tek ai për liberalizimin e vizave.

Ndërsa diplomati, nga ana e tij, ka vlerësuar arritjet e Kosovës dhe ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këto procese.

Top Channel