Bush “rikthehet” në Fushë-Krujë

06/07/2011 13:35

Qendra e qytetit të Fushë-Krujës ka marre tashmë emrin e presidentit
amerikan Xhorxh ë Bush. Per nder te kreut te shtetit amerikan qe vizitoi
kete qytet ne 10 qershor te vitit 2007, bashkia vendosi shtatoren e tij ne
kete shesh, ku kater vjet me pare presidenti u prit me entuziazem nga
banoret e ketij qyteti te vogel gjate vizites se tij ne Shqiperi.

Kryeministri Berisha tha se takimi me banoret e Fushe-Krujes ishte kulmimi i turneut europian te presidentit amerikan dhe pritja me e mire qe i eshte bere atij ne Shqiperi me shprehjen e ndjenjave miqesore per perfaqesuesin e kombit amerikan.

Ne ceremonine e inagurimit te shtatores ishin te pranishem edhe perfaqesues te ambasades amerikane te cilet vleresuan viziten e presidentit amerikan ne Shqiperi si nje shenje te miqesise se madhe mes dy vendeve, miqesi dhe bashkepunim qe shtohet vazhdimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA