Botuesit, akuza qeverisë

06/07/2011 20:05

Një prej shoqatave të botuesve akuzoi sot Ministrinë e Arsimit se librat për bibliotekat e shkollave blihen vetëm nga dy botues dhe autorë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e librave nuk përshtaten me moshën e fëmijëve dhe nuk u interesojnë nxënësve.

“Janë dy botues që mbizotërojnë, madje një prej tyre nuk është fare shtëpi botuese po thjesht shtypshkronjë. Nga 84 tituj të porositur nga biblioteka e Lezhës, 68 janë vetëm nga një botues. Dy janë personazhe qendrore, këshilltari i kryeministrit Bardhyl Musaraj dhe Haxhi Lleshi”, deklaroi publicisti Ardian Klosi.

Ndërsa botuesi Pirro Misha theksoi se kryeministri është në dijeni të eksiztencës së këtij sistemi por nuk ndërhyn.

Ndërsa drejtuesja e shtëpisë botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj, hodhi kritka për mënyrën negative të shkrimit të librave për fëmijët.

“Lista e ministrisë ka mangësi të tmerrshme dhe në libra përdoret një fjalor që unë nuk e di se si mund t’i lexojnë fëmijët dhe gjimnazistët”, tha Dudaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA