Berisha: Ekonomia jonë në rritje

06/07/2011 15:40

Duke vene ne kontrast ekonomine shqiptare me krizen e perkeqesimit te
borxheve ne disa vendeve anetare te Bashkimit Europian, kryeministri
Sali Berisha, njoftoi ne mbledhjen e qeverise se rritja ekonomike
pozitive per Shqiperine vazhdon.

Treguesit e pare zyrtare jane ata te tremujorit te pare te ketij viti, i cili eshte mbyllur me nje rritje prej 3.4 %, ose thene ndryshe, rritja ishte edhe me e larte se e njejta periudhe e vitit te kaluar, kur tremujori u mbyll me nje rritje pozitive prej 2.1%. Sipas kryeministrit, rikthimi i sektorit te ndertimit, me te gjitha deget dhe nendeget e tij, eshte arsyeja kryesore e rritjes se ketij tremujori, duke u ndjekur nga transporti dhe industria. Sipas kryeministrit, perkunder krizes europiane, qe parashikohet se nuk do te jete e shkurter, ekonomia shqiptare ka te gjitha kushtet per rritje edhe me te madhe, sepse ajo bazohet tek sektori privat.

“Nese ekonomia shqiptare po reziston si Davidi me Goliatin, me krizen, po reziston se eshte nje ekonomi private. Nuk po reziston ne saje te menaxhereve te ndermarrjeve publike. Jo! Ne kemi shume pak ndermarrje publike. Po reziston se qeveria ka vendosur ne themel te kesaj ekonomie parime qe ben te mundur edhe kete rritje ekonomike prej 3.4 % ne 3 mujorin me te zymte. Normalisht tremujori i pare eshte tremujor plogeshtie, nuk ka shume entuziazem”, tha Berisha.

Treguesit per rritjen pozitive ekonomike ne 3 mujorin e pare, ishin nje rast i volitshem, qe kryeministri Berisha te kritikonte platformen e shpallur nga opozita per anullimin e privatizimeve, qe sipas saj jane kryer ne menyre korruptive, dhe per te shtetezuar serish pasurite publike te privatizuara.

“Kjo eshte nje ekonomi qe bazohet me shume se cdo ekonomi tjeter ne sektorin privat. Dhe ata te cilet shprehen se do te bejme shtetezime, atyre u kujtoj Chavezin, sepse i vetmi i veteshpallur socialist ne bote eshte Hugo Chavez qe ben shtetezime. Sepse edhe socialistet europiane nuk kane me ate program. Se c’do te thote t’i anullosh privatizimet? Do te thote te fusesh shtetezimin, praktike nga e cila Europa, socialdemokracia europiane eshte ndare qe ne nga fundi i viteve 70-te”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha te dhenat e deritanishme tregojne se rritja ekonomike pozitive do te vazhdoje, edhe per shkak te sezonit turistik, si dhe vendimit per shkurtimin e shpenzimeve dhe ruajtjen e stabilitetin makroekonomik, pa te cilin, kjo rritje sic tha kryeministri nuk mund te realizohej.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta