Një gjykatë në Holandë ka vendosur se shteti holandez ishte përgjegjës
për vdekjen e tre myslimanëve boshnjakë, gjatë masakrës së Srebrenicës,
në vitin 1995.

Trupat holandeze kontrollonin “zonën e sigurt” të OKB-së në korrik të vitit 1995, kur forcat serbo-boshnjake e pushtuan atë dhe vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Qeveria holandeze është përballur me disa cështje gjyqësore në vitet e fundit lidhur me Srebrenicën. Por ajo ka deklaruar se trupat e saj u braktisën nga OKB.

“Gjykata ka vendosur se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e këtyre personave, pasi trupat holandeze të OKB-së nuk duhet t’ua kishin dorëzuar ata trupave serbo-boshnjake”, ka deklaruar një zëdhënëse e Hagës.

Vendimi në fjalë urdhëron qeverinë holandeze që t’u pagijë dëmshpërblime familjarëve të personave që mbetën të vrarë.

Top Channel