Smith e Lawrence, sërish “djem të këqinj”

05/07/2011 12:00

Kthehen aventurat e dyshes së detektivëve të përbërë nga Will Smith dhe Martin Lawrence, në një film të ri të sagës “Bad Boys”.

Lajmin e bën të ditur shtypi ndërkombëtar, sipas të cilit episodi i ri, i treti, do të ketë sërish regjisor mjeshtrin e filmave aksion, Michael Bay.

Megjithatë, projekti është ende në fillesat e tij dhe skenari nuk është bërë ende gati. Por mësohet se Smith dhe Lawrence do të luftojnë sërish trafikun e drogës në Majemi me mënyrat e tyre.

Në forumet e internetit flitet se në këtë prodhim të ri nuk do të mungojnë skenat spektakolare të aksionit, si dhe ndjekjet e shpejta me makina luksoze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA