Rama: Kolegji të zbatojë Kushtetutën

05/07/2011 12:50

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, një ditë para vendimit të
Kolegjit Zgjedhor, u kërkoi pesë gjykatësve që të mos tremben nga
presionet, të mos mbyllin sytë para fakteve dhe shifrave, por të
veprojnë në përputhje me ligjin.

“Kerkojme qe gjykatësit e Kolegjit te respektojne Kushtetuten, te respektojne standardet nderkombëtare dhe te mos shpikin asnjë standard te amoralitetit ekstraligjor, qe sundon ne shtetin e kapur prej Saliut”, tha Rama, duke kujtuar se pikërisht ky Kolegj, në zgjedhjet e fundit vendosi precendë duke shpallur të pavlefshem procesin, në njësitë me probleme të njëjta si në Tiranë, ku numri i votuesve nuk përputhej me numrin e votave.

Kreu socialist përsëriti deklaratën e disa ditëve më parë, duke theksuar se socialistët janë të gatshëm që të rigykohen në Tiranë përmes votës, pasi më i rëndësishëm se emri i kryetarit të bashkisë së kryeqytetit është zgjidhja e krizës zgjedhore.

“Uroj që nesër të jetë një ditë e mirë për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Uroj që gjykatësit e Kolegjit të clirohen nga frika dhe të shkruajnë një faqe shprese në rrugën e drejtësisë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA