Rama, apeli i fundit për Kolegjin

05/07/2011 15:10

Me apelin për të dhënë drejtësinë e munguar, kreu i Partisë Socialiste
Edi Rama ju drejtua gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, një dite para
marrjes së vendimit për shqyrtimin e kërkesës së fundit të PS-së.(UPDATE)

Sipas liderit te opozites, Kolegji Zgjedhor nuk duhet te mbylle syte, sic tha ai, perpara fakteve e shifrave te nje kanibalizmi elektoral, qe ndryshoi ne tavoline rezultatin e Tiranes.

“Tabela e rezultatit që rinxorri forcërisht humbësin fitues, nuk është vecse prova ulëritëse e shkatërrimit të zgjedhjeve të grabitura në tavolinë. Eshtë prova e pakundërshtueshme e pavlefshmërisë totale, që solli futja e duarve të Saliut në zgjedhjet e Tiranës pasi numërimi botërisht i cdo vote e nxorri humbës”, tha Rama.

Per socialistet, Kolegji Zgjedhor ndodhet perpara nje prove te madhe, ku e ve Kushtetuta e vendit, standardet nderkombetare te interpretuara, sic tha zoti Rama edhe nga Komisioni i Venecias, por edhe nga precedentet e paravendosur ne po keto zgjedhje. Per te mbeshtetur kete te fundit, lideri i opozites theksoi faktin, se po kjo trupe gjykuese, per te njejtat raste paperputhshmerie ka dhene pavlefshmeri ne disa njesi vendore.

“Si fitimtarët e zgjedhjeve, por edhe në emër të interesit publik e kombëtar për të mos lejuar që kriza e zgjedhjeve të thellohet në Shqipëri, përkundrazi, për të mundësuar daljen nga kriza e zgjatur prej dy vjetësh, ne jemi gati të rikthehemi para popullit Sovran të Tiranës për një rigjykim përmes votës”, tha Rama.

Sipas kryetarit te PS, kjo eshte sfide qe shkon pertej asaj politike, eshte nje sfide mes ligjit e antiligjit.

“Ata që ju kanë vënë badigardë nga pas për t’ju vënë nën presion, duan t’ju ndajnë nga rruga e drejtësisë, duan t’ju detyrojnë të zgjidhni zgjedhën e pushtetit në vend të pushtetit të zgjedhësve, duan t’ju përdorin si mish për topin e gjyleve antikushtetuese, antiligjore, antidemokratike, me të cilat hapin përditë gropa në rrugën e këtij populli drejt të ardhmes që meriton. Jini të sigurt se duke e mundur nesër frikën me fuqinë e drejtësisë, ju do të clironi jo vetëm veten përballë Kushtetutës e popullit Sovran, po edhe do të shkruani një faqe shprese në rrugën e vetë drejtësisë”, tha Rama.

Per kreun e selise roze, vendimi i drejte i Kolegjit do mund t’i hapte rruge nje realiteti krejt tjeter ne Shqiperi, ku drejtesia te tregonte, sipas tij, se nuk mund te varroset me dhunen e pushtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA