PD: Rama i bën presion Kolegjit

05/07/2011 19:40

Partia Demokratike akuzoi sot kreun e opozitës se po vazhdon t’i bëjë presion Kolegjit Zgjedhor, edhe një ditë para vendimit final për Tiranën.

Zëdhënësja e kësaj partie, Jorida Tabaku tha se për Tiranën vendosën qytetarët dhe jo politikanët.

“24 orë para se Kolegji Zgjedhor të japë vendimin në lidhje me kërkesën që ai vetë ka bërë, z.Rama i kërkon gjyqtarëve të vendosin vetëm atë që ai vetë dëshiron. Ky presion i radhës ndaj institucioneve të pavarura, është i prapranueshëm dhe tregon qartë se është z.Rama që ka mbyllur veshët dhe sytë, duke humbur fillin me realitetin”, është shprehur Tabaku.

“Në një proçes demokratik, janë qytetarët ata që vendosin se kush fiton në zgjedhje dhe jo politikanët dhe axhenda e tyre personale. Përse pas numërimit të çdo vote z.Rama kërkon të nxjerrë antikushtetutese votën e qytetarëve? Përse kërkon z.Rama të shpallë antikushtetutes zërin e qytetarëve? Përse me 14 maj z. Rama e shpalli veten fitues me 10 vota dhe tani që zëri i 250 mijë qytetarëve të Tiranës u dëgjua, kërkon të anulojë zgjedhjet? Përgjigja është e thjeshtë. Sepse prej dy vitesh ai kërkon atë që qytetarët nuk ia japin”, shtoi Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA