Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka ritheksuar se
institucioni i drejtuar prej tij nuk është informuar mbi bisedimet me
Serbinë dhe as me marrëveshjet e arritura.

Në një prononcim për mediat, Krasniqi nuk ka preferuar t’i komentojë marrëveshjet në fjalë, pasi për to ka mësuar vetëm nga raportimet e mediave.

“Vazhdoj të kem atë qëndrim që ne nuk kemi qenë të informuar zyrtarisht me zhvillimin e këtij dialogu dhe nuk kemi një dokument zyrtar mbi të cilin të formonim qëndrimin tonë. Nuk do të doja të komentoja ato që kemi mësuar nga mediat”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që, nëse ekziston një dokument i nënshkruar me Serbinë, atëherë ai duhet të paraqitet patjetër në Kuvend.

Top Channel