Komisioni i Ligjeve miraton “censusin”

05/07/2011 15:25

Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet e debatueshme në ligjin për
regjistrimin e popullisë dhe banesave, një ligj që fut konceptin e
censusit, pra të mbledhjes së të dhënave nga popullsia rezidente në
shumë aspekte sociale, ekonomike, demografike, fetare dhe etnike.(UPDATE)

Ministri pergjegjes Genc Pollo këmbënguli fort të sqaronte, se ky nuk eshte nje proces qe ndryshon regjistrin civil te te dhenave per shtetasit shqiptare, por nje proces, qe para se gjithash i jep insitucioneve nje fotografi te qarte mbi popullsine dhe gjendjen e saj sociale, te cilat kane ndryshuar, qe kur eshte kryer mbledhja e te dhenave ne vitin 2001.

“Ne kemi nje shporte te dhenash, nga e cila nuk jemi ne gjendje te mbledhim ate te besueshmen, te sakten. Censusi i jep nje pergjigjigje te mire kesaj. Per te percaktuar si do te jene investimet publike, te ndara ne qarqe, censusi jep  nje baze shume te mire te gjendjes se popullsise rezidente, ne njesite vendore, jep te dhena edhe per kritere te tjera, sepse popullsia nuk eshte i vetmi. Cenusi jep te dhena per te ardhurat personale, për te ardhurat ne njesite ekonomike familjare dhe me tej. Mbi kete secila komune, bashki rreth apo qark ka nje tregues te gjendjes sociale, te kamjes apo varferise”, u shpreh Pollo.

Zoti Pollo shpjegoi se ndryshimi i regjistrimit te popullise me censusin, pra, mbledhjen e te dhenave per popullsine, ndryshon nga ruajtja e anonimatit dhe ndryshueshmeria e te dhenave per gjendjen e individit cdo 10 vjet, kur kryhet procesi i censusit.

“Eshte e rendesishme te theksohet se ky proces nuk eshte regjistrim. Nese une apo ju jemi regjistruar ne gjendjen civile, ne mbetemi me ato te dhena , me ate emer, mbiemer, me ate datelindje dhe vendlindje. Ky eshte thelbi i fjales regjistrim dhe eshte tejet i papershtatshem te perdoret per nje tjeter aktivitet, nje tjeter mbledhje te dhenash, e cila eshte absolutisht ne finalen e saj, ne produktin final te saj, anonimuese”, tha Pollo.

Duke shpjeguar se fjala census ndodhet ne fjalorin e gjuhes shqipe, duke dhene kuptimin e mbledhjes se te dhenave, ministri Pollo, ne menyre indirekte akuzoi per manipulim publik nenkryetarin e Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili ne krye te Aleances Kuq e Zi ka kundershtuar vetedeklarimin, per perkatesine fetare dhe etnike.

“Censusi nuk ka asnje lidhje me regjistrimin etnik apo fetar sic pretendojnë sharlatane e zhurmatore, qe kane ngaterruar dhe nakatosur punet e tyre dhe tani duan te perhapin ndotje gjithandej. Pra, mbetet ne fondin leksikor te shqipes, por perdoret me skatesi per te dhene kuptimin real te saj dhe per te evituar keqkuptimet”, u shpreh Pollo.

Megjithate per te parandaluar cdo vetedeklarim te rreme, ndryshimet e propozuara ne ligj, parashikojne gjoba administrative per personat qe nuk tregohen korrekte ne delarimin e te dhenave. Procesi i censusit, mbledhjes se te dhenave nga popullisia pritet te nise ne vjeshte te ketij viti dhe sipas ministrit Pollo ai permbush te gjitha standardet e legjislacionit europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA