166 cështje penale të gjykuara në Gjykata të rretheve gjyqësore si
Tiranë, Durrës, Shkodër,Vlorë dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për
Krime të Rënda kanë kaluar në sitën e inspektorëve të Këshillit të Lartë
të Drejtësisë.
Kreshnik Spahiu, nënkryetar i Këshillii Lartë i Drejtësisë, ka bërë publike rezultatet e inspektimit, i cili përfshin periudhën kohore 2007-2008, për veprat penale veçanërisht të rënda dhe ato me impakt dhe ndjeshmëri më të lartë për publikun.
“Kryesisht Inspektoriati ka konstatuar këto parregullsi: moszhvillimin e gjykimeve të pandërprera; shtyrjen e gjykimit më shumë se afati 15 ditor i përcaktuar nga ligji; dorëzimin e vendimeve të arsyetuara përtej afateve proceduriale, mosraportim tek organet përkatëse për prokurorët dhe avokatët që shtyjnë pa shkak ose me qëllim seancat gjyqsore”, tha Spahiu.
Zoti Spahiu tha se është e nevojshme kryerja e disa ndryshimve në Kodin e Procedures Penale.
“Janë rekomanduar një tërësi ndyshimesh në Kodin e Procedurës Penale, të lidhura me administrimin e procesit penal, të cilat i janë përcjellë Ministrisë së Drejtësisë së Kodifimit. Ndryshimet jane: rritja e kompetencave të gjykatës për marrje masash ndaj avokatëve, ulja e kuorumit ë gjyqtarëve, si për disa lloje të veprave penale, ashtu edhe për Gjykatën e Krimeve të Rënda; përcaktimin e një kuorumi për vendimet unifikuese; kufizimin e të drejtës së Gjykatës së Apelit për të dërguar çështjen për rigjykim; përcaktimin e së drejtës së gjykatës për të pushuar disa çështje penale”, u shpreh Spahiu.
Të gjitha përfundimet e raportit i kanë kaluar për shqyrtim Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Top Channel ka mësuar se janë 9 gjyqtarë të cilëve i janë gjetur mangësi dhe shkelje në gjykime për mosarsyetimin e duhur dhe mos respektim afatesh.
Masat ndëshkimore do të merren nga Ministrit të Drejtësisë, si autoriteti i vetëm kompetent, për të ndërmarrë apo për të iniciuar, një procedim disiplinor kundër tyre.
Top Channel