Drafti, reagon Aleanca Kuq e Zi

05/07/2011 15:35

Aleanca Kuq e Zi eshte shprehur e shqetesuar me proceduren e ndjekur nga
ana e Kuvendit per te mos degjuar zerin e qindra e mijera qytetareve
dhe refuzimit per te marre ne shqyrtim projektligjin e hartuar prej saj.

“Eshte mungese transparence te zhvillohet ne menyre te njeanshme nje proces kushtetues, pa marrë parasysh opinionin juridik dhe publik, për një ceshtje, ku janë të përfshirë rreth 4 milionë shqiptarë. Kuvendi dhe qeveria shqiptare kanë premtuar se do të dëgjohen të gjithë grupet e interesit dhe Aleanca është e gatshme të ofrojë asistencën e saj, për një proces kaq shumë të rëndësishëm”, thanë përfaqësuesit  e Aleancës.

Sipas tyre, Aleanca ka qenë dhe mbetet pro regjistrimit të popullsisë dhe banesave, por mbetet kundër projektligjit të ministrit Pollo, për ta zhvilluar atë mbi bazat e vetëdelarimit entiko-fetar pa kritere objektive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA