Plazhi i Divjakes, nje nga me te medhenjte ne vend, kete sezon veror paraqet
kushte me te keqija se nje vit me pare. Kjo duket nga numri i madh i
kioskave dhe reres se papastruar.
Nderkohe drejtuesit e Sherbimit te Higjienes thone se problematike ngelen kioskat dhe menyra se si ato trajtojne ujerat dhe mbeturinat, per shkak se keto kioska jane pa leje.
Zyrtaret e Shendetit Publik thone se kane bere kontrolle dhe ju ka rezultuar se ky plazh eshte pastruar. Keto te dhena i kane marre nga zyrtaret e bashkise se Divjakes. Por ndersa shifrat zyrtare japin nje panorame pozitive te ketij plazhi, nuk jane te ketij mendimi ata qe e frekuentojne kete plazh.
Zona duket qe nuk eshte pastruar prej kohesh duke bere qe kjo hapesire e madhe te mos shfrytezohet sa duhet per turizem. Per shkak te keqmenaxhimit nga institucionet lokale humbja me e madhe eshte per vete ekonomine e zones.
Top Channel