Bulqizë, dita e dytë e grevës

05/07/2011 12:00

Në ditën e dytë të grevës së përgjithshme të minatorëve në Bulqizë,
përfaqësuesit e tyre thonë se kompania koncesionare ACR ka kërcënuar
punëtorët se nëse nuk kthehen në pune do të mbyllin minierat për disa
muaj.

Kjo eshte bere e ditur nga kryetari greves se minatoreve, Luan Nuka, i cili thote se administratori kompanise ju ka kerkuar me ane te nje letre rikthimin ne pune.

Grevistet thone se nuk terhiqen dhe se zhvillojne edhe nje proteste ne qender te qytetit. Nderkohe drejtuesit e sindikates se minieres paraqiten edhe njehere kerkesat e tyre.

Minatoret nderprenë punen mengjesin e se henes ne shenje proteste ndaj deshtimit te negociatave per disa prej kerkesave te tyre qe lidhen me sigurine ne pune, rritjen e pages. Protestes, u lajmerua se do t’i bashkohen edhe punonjesit e uzinave te ferrokromit ne Burrel dhe Elbasan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA