Banka Islamike do t’i japë Kosovës një kredi prej 27 milionë eurosh, pa
kamatë, e cila do të përdoret për investime në arsim dhe shëndetësi.

Marrëveshja për këtë kredi është arritur në fund të qershorit, në Jeda të Arabisë Saudite, ku u mbajt konferenca vjetore e Bankës Islamike.

Kjo kredi në formë ndihme i vjen Kosovës pas humbjes së ndihmës prej 150 milionë eurosh nga FMN dhe Bashkimi Evropian.

Top Channel