PS: Shansi i madh i drejtësisë

04/07/2011 15:10

Për socialistet, Kolegji Zgjedhor me vendimin per pavlefshmeri te
zgjedhjeve ka mundesine historike te vere drejtesine ne vend, duke u
thene ndal sic tha deputeti Saimir Tahiri kutive pa vota e votave pa
kuti.

Faktet sipas PS jane mese te qarta, te shkruara e te filmuara e te cilat, sipas tyre nxjerrin zbuluar manipulimin e bere pas mbylljes se procesit te rregullt ne 8 Maj.

“Kolegji Zgjedhor ka jo vetëm detyrimin ligjor e kushtetues, por edhe detyrimin moral që t’u rezistojë presioneve dhe interesave të pushtetit duke respektuar ligjin dhe precedentët e vendosura nga ai vetë ku me të njëjtat fakte, madje edhe më pak fakte e prova sesa egzistojnë tani për Tiranën, Kolegji ka deklaruar të pavlefshme zgjedhjet në komuna e bashki, për të shpëtuar procesin demokratik.Shqiptarët presin rivendosjen e vullnetit të tyre përpara babëzisë së shthurur të një pushteti, i cili tanimë e ka provuar me gjithçka e mbi gjithçka, se kërkon të vjedhë e manipulojë votat për të përdorur të njëjtin pushtet të vjedhur për të vjedhur pasurinë e tyre”, tha Tahiri.

Zoti Tahiri tha se ne Shqiperi nuk po tentohet te manipulohet thjesht rezultati i zgjedhjeve, po te falsifikohet shteti i se drejtes e barazia para ligjit.

Nderkohe ne krahun tjeter aleati i soicialisteve, kreu i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela me nje qendrim dukshem me radikal theksoi se tashme kolegji i ka rruget e percaktuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA