PD: Opozita, presion Kolegjit Zgjedhor

04/07/2011 19:55

Partia Demokratike përsëriti sërish sot akuzat ndaj opozitës, se po kryen presion ndaj Kolegjit Zgjedhor.

Për Partinë Demokratike, kryetari i PS, Edi Rama duhet të pranojë vendimin që do të merret.

“Zgjedhjet e 8 majit ishin më të drejtat, më paqësoret dhe më korrektet në Shqipëri. Ky është edhe përfundimi i ndërkombëtarëve. Dhunë ka ushtruar vetëm zoti Rama. I dëshpëruar nga humbja, ai ka shantazhuar KQZ-në dhe Kolegjin Zgjedhor. Dhuna e tij është bërë e bezdisshme për të gjithë”, ka deklaruar zëdhënësja Albana Mustafaraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA