Operacion shpëtimi, plagoset efektivi i RENEA-s

04/07/2011 10:30

Plagoset një efektiv i RENEA-s gjatë operacionit për shpëtimin e një të
moshuari, i cili mëngjesin e sotëm tentoi të vetëvritej duke u hedhur
nga një shtyllë e tensionit të lartë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi, kur Ardian Bibaj 41 vjec, bashke më kolegët e tij po zbrisnin nga shtylla në zonën e Don Boskos bashkë me 60-vjecarin Caush Isaraj, i cili tentoi te vetevritej.

Nga informacionet e fundit efektivi i RENEA-s, Dibra ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku po merr edhe ndihmën e parë.

Ngjarja i pati fillimet rreth orës 08:30 kur u njoftua se Caush Isaraj nga Gjirokastra, por me banim në Tiranë kërcënonte se do të hidhej nga një shtyllë e tensionit të lartë duke kërkuar kthimin e pronës së tij në fshatin Picar.

Në zonë mbërritën forcat e policisë, zjarrfikëset e ambulancat,ndërsa u zhvilluan negociata me Isarajn, që ai të zbriste vullnetarisht nga lartësia për të evituar përkeqësimin e situatës. Duket se Isaraj nuk ka pranuar, ndaj efektivët e policisë janë ngjitur për ta izoluar dhe për ta zbritur me forcë prej andej. Brenda disa minutash tre  efektivë, mes tyre edhe Dibra, e kapën të moshuarin dhe e kanë ulur në tokë me anë të shkallëve speciale. Në momentin e zbritjes, efektivi, për motive ende të paqarta ka rrëshkitur nga shtylla duke rënë me kokë nga disa metra lartësi. Menjëherë ambulancat e kanë dërguar në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë 60-vjecari Caush Isaraj është shoqëruar në polici, për të dhënë atje sqarime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA