Gazetarët maqedonas kanë zbritur sot në rrugë për të protestuar ndaj shkeljes së të drejtave të tyre nga punëdhënësit.

Protesta është zhvilluar pas mbylljes së tre gazetave dhe largimit nga puna të dy gazetarëve, të cilët denoncuan presionet e pronarëve.

“Ne duhet të ngremë zërin kur mbyllen mediat, pavarësisht cilat janë arsyet, pasi ata që e pësojnë janë 150 gazetarë që mbeten pa punë”, ka deklaruar Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Ai ka theksuar se gazetarët duhet të shfrytëzojnë të gjitha të drejtat ligjore në mënyrë që të mbrojnë të drejtat e tyre në punë dhe dinjitetin.

Ndryshe nga disa pronarë, ai i tre gazetave “Vreme”, “Koha e Re”, “Shpic” dhe televizionit A1, Velija Ramkovski ndodhet ende në qeli pasi arrestimit në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryeredaktori i këtij televizioni, Mlladen Cadikovski ka deklaruar se institucioni mund të mbyllet nëse nuk paguan borxhet që i ka faturuar shteti.

Top Channel