Gjykata dënon komisionerët e Ruzhdies

04/07/2011 19:40

35 muaj burg dhe 2 milionë e 250 mijë lekë është masa e dënimit e dhënë nga ana e gjykatës së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier ndaj pesë ish-anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit të fshatit Ruzhdie.

Trupi gjykues nuk mori parasysh kërkesën e prokurorit Clirim Sino, përfaqësues i organit të akuzës në Fier, i cili i kërkoi gjykatës një masë dënimi në total nga një vit për secilin nga të pandehurit.

Gjyqtari i kësaj cështjeje, Roland Jaupaj vendosi në fund të procesit të dënojë, për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve zgjedhore në bashkëpunim, shkelje të fshehtësisë së votimit, votimit më shumë se një herë, shtetasit Bujar Kararaj, Shezai Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj dhe Pellumb Myrto me nga shtatë muaj burg dhe 450 mijë lekë gjobë.

Ndërkohë që me akuzën për braktisje të detyrës, shtetasit Qazim Aliaj, Pëllumb Ferzaj dhe Ervin Myftaraj, komisionerë të opozitës së majtë, gjyqtari vendosi t’i dënojë me 150 mijë lekë gjobë.

Në vendimin e gjyqtarit Jaupaj ishte dhe masa e dënimit me 100 mijë lekë ndaj shtetasit Elmaz Donaj, me akuzën e votimt më shumë se një herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA