Rreth 700 minatorë të minierave të kromit dhënë me koncension kompanisë ACR janë hedhur në një grevë të përgjithshme.
Greva e lajmeruar disa dite me pare nga konfederata sindikale nisi mengjesin e sotem. Minatoret kane nderprere punen ne galeri dhe jane grumbulluar ne sheshin qendror te godinave te administrates se minieres. Ne kete mbledhje drejtuesit e sindikatave kane paraqitur kerkesat e tyre.
Megjithate jo te gjithe minatoret ishin dakort me greve. Disa prej tyre kane kundershtuar perfaqesimin ne strukturat e sindikates.Nderkohe drejtuesit e minierave te kromit kane deklaruar se jane gati per bisedime por kete gadishmeri nuk e kane gjetur te drejtuesit e sindikates.
Sipas drejtuesve te greves kjo proteste do zgjase deri ne plotesimin e kerkesave dhe do te shtrihet edhe ne sektore te tjere te industrise se rende.
Top Channel